Në dukje, jeta e Alisia Berensonit është e përsosur. Ajo është një piktore e famshme, e martuar me një fotograf të mirënjohur në fushën e modës, dhe jeton në një shtëpi madhështore me dritare të mëdha, në një nga zonat më të lakmuara të Londrës. Një mbrëmje, bashkëshorti i saj, Gabrieli, kthehet vonë në shtëpi dhe Alisia e qëllon me armë pesë herë në fytyrë. Pas kësaj, ajo nuk nxjerr më asnjë fjalë nga goja. Refuzimi i Alisias për të folur ose për të dhënë ndonjë lloj shpjegimi, e kthen këtë tragjedi familjare në diçka shumë më të madhe, e kthen në një mister që tërheq imagjinatën e publikut dhe i jep Alisias famë të jashtëzakonshme. Çmimi i artit të saj kap majat, kurse ajo, pacientja e heshtur, u fshihet tabloideve dhe gjendet në Grove, një klinikë e sigurisë së lartë në Londrën Veriore. Teo Faberi është një psikoterapist kriminalistik, i cili e ka pritur prej kohësh mundësinë për të punuar me Alisian. Vendosmëria e tij për ta bërë Alisian të flasë dhe për të zbuluar misterin se përse e qëlloi të shoqin, e çon të ndjekë një rrugë gjarpërushe drejt motivimeve të tij – një kërkim për të vërtetën, e cila kërcënon vetë atë….
Pacientja e heshtur
1,300 L
Pacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunës së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj – dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.
Komente
Nuk ka ende komente