Pacienti i gabuar

1,200 L

Rejçëlli është mjeke e respektuar dhe jeton në një qytezë angleze piktoreske dhe të pasur, ku bashkëshorti i saj, Natani, jep mësim në një shkollë private elitare. E zonja në profesion dhe gjakftohtë, 49-vjeçarja Rejçëll ka çdo gjë në kontroll në jetën e saj, edhe pse duket se e ka humbur shkëlqimin e mëparshëm. Por çdo gjë kthehet përmbys një mbrëmje, kur një pacient i ri ia beh në klinikë.

SKU: 9789928816221 Kategoria

Rejçëlli është mjeke e respektuar dhe jeton në një qytezë angleze piktoreske dhe të pasur, ku bashkëshorti i saj, Natani, jep mësim në një shkollë private elitare. E zonja në profesion dhe gjakftohtë, 49-vjeçarja Rejçëll ka çdo gjë në kontroll në jetën e saj, edhe pse duket se e ka humbur shkëlqimin e mëparshëm. Por çdo gjë kthehet përmbys një mbrëmje, kur një pacient i ri ia beh në klinikë. Luka është piktor francez i martuar me një amerikane dhe çifti sapo është shpërngulur në lagjen e pasur të Rejçëllit. Për shkak të një urgjence shëndetësore, Luka detyrohet të shkojë në klinikën më të afërt… aty ku punon Rejçëlli.

Tërheqja e tyre është e menjëhershme dhe megjithëse etika profesionale e Rejçëllit përplaset me pasionin e vet të rizgjuar, kjo aventurë pasionante nuk e lejon të shohë qartë se ç’po ndodh përreth. Një pacient i hershëm duket se e ndjek këmba-këmbës, duke u shfaqur kudo që ajo ndodhet. Vajza e saj, Lizi, fsheh një sekret. Edhe Natani është ftohur… apo është thjesht përshtypja e Rejçëllit, prej fajit që i peshon në ndërgjegje?

Por kur në qytezë ndodhin dy krime makabër, del në dritë gjithçka, edhe aventura e saj me një pacient – një skandal që do të ketë pasoja të paparashikuara.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

335

Autori

Jane Shemilt

Komente

Nuk ka ende komente