Ajo çka e dallon Otellon nga tragjeditë e tjera është roli i të ligut të saj, Jagos. Ndërsa, uzurpatori, Mbreti Klaud i Hamletit, vajzat e pabesa të Mbretit Lir dhe ligësia e panatyrshme e Makbethit, janë të gjithë të ligj në mënyrën e tyre, asnjë prej tyre nuk ka atë rol diabolik si Jagoja. Jagoja është një karakter që, në thelb, shkruan subjektin kryesor të pjesës. Ai ka një rol kyç në të dhe u jep drejtimin kryesor të tjerëve, më dukshëm arapit fisnik, Otellos. Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin. Në të vërtetë, “të parët” dhe zbrazëtia midis shfaqjes dhe realitetit, jo vetëm që është një temë themelore e tragjedisë, por ndërthuret me fije të tjera tematike kryesore (besimi, nderi e reputacioni), si dhe hedh dritë në të tjera tema, duke përfshirë temën e patriarkatit dhe të shtetit politik.
Otello
500 L
Një nga tragjeditë e njohura të Shekspirit, që besohet të jetë shkruar në vitin 1603. E gjithë vepra përqendrohet në personazhet krysore: Otello arap – general në ushtrinë e Venedikut, Desdemona, gruaja e tij dhe Kasio, togeri i tij.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Onufri |
---|---|
Numri i faqeve | 240 |
Autori | William Shakespeare |
Komente
Nuk ka ende komente