Obelisku i zi

1,000 L

Nga autori i kryeveprës ”Asgjë e re nga Fronti Perëndimit”, ”Obelisku i zi” është një roman klasik i pasojave shqetësuese të Luftës së Parë Botërore në Gjermani. Libri paraqet jetën në një qytet të vogël gjerman gjatë krizës së madhe të viteve 1920.

SKU: 9992759488 Kategoria

“Obelisku i zi” është një roman i vështirë. Por me siguri është një nga librat më të mirë që do të lexoni. Erich Maria Remarque krijon botën e vet filozofike dhe të merr përdore, ngadalë, pa dënuar apo kritikuar hapur dikë. Ai thjesht jep faktet, paraqet bisedat, përshkruan personazhet. Tekefundit, të vijnë natyrshëm shumë pyetje të tjera për qëllimin e gjithçkaje në jetë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për dashuri, jetë, luftë, dhembshuri apo mendje të shëndoshë.” Booklist “Mos më qortoni që po u rikthehem kohërave të shkuara. Mbi botë po derdhet prapë drita e shpëlarë e një apokalipsi të ri. Era e gjakut dhe pluhuri i shkatërrimeve të fundit ende nuk janë davaritur e, megjithatë, laboratorët dhe uzinat i janë përveshur punës për të ruajtur paqen në botë, duke shpikur armë që janë në gjendje të hedhin në erë të gjithë planetin tonë…” Erich Maria Remarque

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

412

Autori

Erich Maria Remarque

Komente

Nuk ka ende komente