“Novela e shahut”, e botuar në vitin 1942 ndërsa autori i saj gjendej në ekzil, është njëra nga veprat më të spikatura të shkrimtarit aus-triak Stefan Zweig
Kjo është historia e Dr. B., një i burgosur dhe i torturuar në burgjet naziste, i cili arrin t’i rezistojë izolimit dhe torturës përmes mjeshtë rimit të lojës së shahut, duke e luajtur atë vetëm në imagjinatë dhe duke simuluar që të dy lojtarët gjatë izolimit të tij, derisa shahu bëhet shpëtimi dhe mallkimi i tij. Përballja e tij e mëvonshme me kampi onin botëror Czentovic nuk është një përballje mes dy mjeshtërish shahu, por është një përballje mes njeriut, atij me Nj të madhe, të për kulur nga jeta dhe të mbushur me ndjeshmëri, dhe njeriut me nj të vo-gël, mediokrit shpirtëror, të konsideruar si gjeni vetëm nga një dhunti.
Novela e shahut është një novelë psikologjike që trajton deri në palcë përballjen e mendjes njerëzore me torturën dhe pasojat e saj të pashlyeshme. Një rrëfim i bërë me një finesë të jashtëzakonshme që e mban lexuesin pezull dhe e përfshin atë në labirintet më të thella të trajtimit të qenies njerëzore.
Komente
Nuk ka ende komente