Novela 14

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 840 L. Save 360 L (30% Off)

Teksa lexon tregimet e Çehovit mendon se po i jeton ato ditë të trishta në fund të vjeshtës me atmosferë të tejdukshme, pemë të zhveshura, shtëpi të ngjeshura, figura fatkeqe kalimtarësh. …

10 stok

SKU: 9789994398911 Kategoria Tags: ,

Teksa lexon tregimet e Çehovit mendon se po i jeton ato ditë të trishta në fund të vjeshtës me atmosferë të tejdukshme, pemë të zhveshura, shtëpi të ngjeshura, figura fatkeqe kalimtarësh. Gjithçka për sytë e tu duket e çuditshme, e akullt, jashtë kontrollit, e vetmuar, pa lëvizje, pa frymë. Vija e thellë blu në horizont është bërë njësh me zbehtësinë e qiellit, një erë e ftohtë fryn me melankoli mbi baltën e tokës. Dhe shpirti i shkrimtarit, si diell pranveror, ndriçon me një shkëlqim të ashpër shoqërinë dhe njerëzit e humbur, që të dhimbsen, që po mbyten në mërzi e plogështi dhe jetojnë në një gjysmëpërgjumje të pandërprerë…MAKSIM GORKITregimet e tij depërtojnë në lëkurë, kërkojnë pikat nervore, të mësojnë të ndiesh. Nëse nuk do të kisha lexuar Çehovin, bota ime nuk do të ishte njësoj. Faqet e tregimeve të tij rrëshqasin në realitet, realiteti shfletohet në to, vija ndarëse mes fantazisë dhe jetës nuk dallohet dhe në kujtimet e mia gati ngatërrohen figurat reale me ato që jetojnë brenda faqeve të prozës së tij.ELSA TRIOLET.

Shtëpia Botuese

Neraida

Numri i faqeve

255

Autori

Anton Cehov

Komente

Nuk ka ende komente