“Njëmbëdhjetë minuta” rrëfen historinë e një vajze, Maries, nga një provincë e Brazilit, e cila mbetet zemërthyer nga përvoja e saj e parë në dashuri. Ndaj dhe që në moshë fare të njomë ajo druhet se s’ka për të gjetur kurrë ndonjëherë dashurinë. Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. Por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm. Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
Njëmbëdhjetë minuta
1,500 L
Pa dyshim çdokush e përjeton në mënyrën e vet zhgënjimin nga dashuria e parë. Disa lëndohen, vuajnë me gjithë qenien e tyre, ndërsa të tjerë vuajnë në qetësi. Po Maria cilën rrugë do ndjekë? A do të mund ajo t’ë përjetojë sërish emocionet e dashurisë, të patosi dhe epshit?
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Toena |
---|---|
Numri i faqeve | 304 |
Autori | Paulo Coelho |
Komente
Nuk ka ende komente