Në vitin 1922, konti tridhjëtvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate. Kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin “Metropol”, një hotel madhështor që ndodhet pranë Kremlinit. Rostovi, një njeri erudit dhe i sofistikuar, detyrohet të jetojë në një papafingo të vogel, ndërkohë që jashtë dyerve të hotelit zënë fill disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Rusisë. Çuditërisht, këto rrethana i japin personazhit tonë mundësi që të zbulojë një botë tjetër, të mbushur me emocione. Ai zë miqësi me banorët e tjerë të hotelit, përfshirë një aktore kokëfortë, një zyrtar të Kremlinit, një amerikan të këndshëm dhe një shef kuzhine gërnjar, por, kur papritur fati vendos jetën e një vajze në duart e tij, ai bën gjithçka për të mbrojtur të ardhmen që ajo meriton.
Nje xhent?lmen n? Mosk?
1,300 L
“Një xhentëlmen në Moskë” na flet në një epokë tjetër, plot hijëshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së dielës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë.
7 stok
Komente
Nuk ka ende komente