Një rrugëtim magjik për fuqinë e dashurisë nënë-bijë në Brigjet e Amalfit marramendës
Pas humbjes së të ëmës, Kejti ndihet e shkatërruar. Karola nuk ishte vetëm nëna, por edhe shoqja e saj më e ngushtë. Ajo kishte përgjigje për gjithçka dhe tani që ka më shumë nevojë për të, nuk është më. Ato nuk mundën të realizonin as udhëtimin e planifikuar në Positano, Itali, një udhëtim që më në fund Kejti vendos ta bëjë e vetme. Sapo shkel në Brigjet e Amalfit, Kejti fillon të ndiejë shpirtin e nënës. E magjepsur nga deti i paanë, nga peizazhet me bukuri të pashoqe, mikpritja e njerëzve dhe, natyrisht, nga ushqimi i përsosur, Kejtit i duket se pak nga pak rikthehet në jetë. Pastaj, papritmas, para syve i shfaqet Karola, nëna e saj: e freskët, e bukur, e shëndetshme dhe e rrezitur. Kejti nuk po kupton më asgjë! Përgjatë një vere italiane, ajo arrin ta njohë vërtet të ëmën, jo në rolin e nënës, por si një njeri të zakonshëm. Ndërkaq, kupton se ndoshta nuk e kishte njohur kurrë vërtet… Rebecca Serle njihet për historitë e fuqishme, që të rrëmbejnë zemrën në çast dhe libri “Një verë italiane” nuk bën përjashtim.
Komente
Nuk ka ende komente