Nj? tok? e re

1,200 L

Pas librit “Fuqia e së tashmes”, Eckhart Tolle vjen te lexuesi me “Një tokë e re”. Një lexim thelbësor dhe i domosdoshëm për të gjithë. A jemi gati për një tokë të re? Më pak ego, më pak paragjykime, më pak mure e më shumë ura, drejt një toke të re ku zotëron harmonia. Është këtu. Tash.

10 stok

SKU: 9789951721448 Kategoria , Tag:

Në shumë pjesë të botës po shfaqet një ndjesi e drejtësisë shoqërore, të cilën të parët tanë as që kanë mundur ta ëndërrojnë. Nënshtrimi i një race nga një tjetër, dominimi ndaj femrave nëpër mijëra vite të patriarkatit, dhe zhvlerësimi i njerëzve në bazë të klasës shoqërore janë, për një numër në rritje nga ne, makthe të së shkuarës. Njerëzit e orientimeve të ndryshme gjinore e gjejnë veten gjithnjë e më të pranuar thjesht si njerëz. Racat martohen dhe përzihen me gjithnjë e më pak paragjykime. Është një vetëdije në rritje e njëshmërisë së brendshme të gjithçkaje që ekziston, kështu që gjithnjë e më shumë po e shohim një vetëdije – dhe merakosje të thellë – për të afërmit tanë, për kafshët e panumërta që janë bashkudhëtarët tanë, dhe për vetë planetin. Një vetëdije e tillë nënkupton se vërtet ka pakësim të egos te një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve, dhe në disa pjesë të planetit më shumë se në pjesë të tjera. Ky dobësim i egos shkakton rritje të empatisë dhe dhembshurisë përtej përkatësive fisnore, racore, kombëtare apo religjioze. Janë ato cilësi që na bëjnë vërtet njerëzorë.

Komente

Nuk ka ende komente