Një patriot leçez në Shqipërinë osmane

800 L

Tashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan atë.

SKU: 9789928466617 Kategoria

Jemi mësuar me shqiptarë që ndër shekuj kanë gjetur strehë në vende të huaja, por dimë fare pak për të huajt që janë strehuar tek ne. Njëri prej tyre është Gennaro Simini, revolucionar, patriot italian dhe mjek i përkushtuar, i cili erdhi në Shkodrën e shekullit XIX, pas lëvizjeve të vitit 1848, për t’i shpëtuar burgjeve burbone dhe jetoi në qytetin shqiptar deri sa dha frymën e fundit. Simini ushtroi profesionin e mjekut duke ngjallur respekt e dashuri në popull të krishterë e myslimanë, dhe në pak kohë u bë i njohur si mjeku i qytetit. Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut italian në Shqipëri.

Shtëpia Botuese

Berk

Numri i faqeve

175

Autori

Giacinto Simini

Komente

Nuk ka ende komente