Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që më fushte frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë “të ekzistosh”.
Neveria
1,000 L
Të kërkosh thelbin e qenies, – pra vetvetes, – këtë sipërmarrje kritike merr edhe Sartre në këtë roman, ku sigurisht fundi është asgjëja. Një analiza e rrallë e ekzistencializmit të qenies, e cila del lakuriq në përshkrimet e thella filozofike të personazhit…
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Fan Noli |
---|---|
Numri i faqeve | 324 |
Autori | Jean-Paul-Sartre |
Komente
Nuk ka ende komente