Një ditë të ftohtë e të hidhur dhjetori në Harvard, Sem Masuri del nga treni i metrosë dhe mes turmave të njerëzve që presin në platformë sheh Seidi Grinin. Kur e thërret në emër, për një çast ajo pretendon se nuk e ka dëgjuar, por më pas kthehet. Këtu fillon loja: një bashkëpunim legjendar që do t’i çojë drejt yjeve. Në një shtrirje tridhjetëvjeçare libri “Nesër, nesër dhe nesër” i Gabrielle Zevin-it shqyrton natyrën e shumëllojshme të identitetit, paaftësisë, dështimit, mundësive në lojë dhe, mbi të gjitha, nevojën e njeriut për t’u lidhur: për të ndier dashuri dhe për të dashur. Semi dhe Seidi janë shokë fëmijërie, shpesh të dashuruar, por kurrë të dashur. Historia e tyre e pakohë do të njohë sukses, famë, tragjedi, dyfytyrësi dhe, në njëfarë mënyre edhe një lloj pavdekësie. Një histori dashurie, por jo nga ato që keni lexuar më parë.
Nesër, nesër dhe nesër
1,400 L
Libri me i mire i vitit 2022 ne Goodreads, tashme vjen ne shqip nga Botimet Living. Një histori dashurie, por jo nga ato që keni lexuar më parë.
Komente
Nuk ka ende komente