I vendosur në Rusinë postrevolucionare, “Ne të gjallët” tregon historinë prekëse të tre njerëzve që luftojnë kundër shtypjes sovjetike. Protagonistja, Kira, njësoj si Rand-i, rritet në Rusinë postrevolucionare, në një familje borgjeze, e cila ka humbur të gjithë pushtetin dhe pasurinë e mëparshme dhe është e detyruar të jetojë në kushte shumë të vështira. Por Kira ka një shpirt të pavarur dhe refuzon që të jetojë sipas idealeve të familjes së saj apo të shoqërisë sovjetike. Ajo do të bëhet inxhiniere dhe arrin të regjistrohet në Institutin Teknologjik. Në jetën e saj hyjnë dy burra: Andreji, një komunist dhe anëtar i policisë sekrete sovjetike, i cili do të detyrohet të përballet me konfliktin midis idealeve të tij dhe realitetit të jetës komuniste, dhe Leoja, një djalë, origjina borgjeze e të cilit e damkos automatikisht si armik shteti. Lidhja midis këtyre tre individëve krijon bazën e romanit. Pa lejen e Rand-it, në 1942-shin, në Itali, “Ne të gjallët” do të bëhet një film me dy pjesë: “Noi Vivi” dhe “Addio, Kira”. Regjisori i filmit ishte Goffredo Alessandrini, ndërsa aktorët Alida Valli në rolin e Kirës, Fosco Giachetti në rolin e Andrejit dhe Rossano Brazzi në rolin e Leos. Filmi pati shumë sukses në Itali dhe publiku e kuptoi menjëherë se ai ishte kundër fashizmit po aq sa edhe kundër komunizmit. Pas shumë javësh transmetimi, filmi u ndalua kur autoritetet gjermane dhe italiane zbuluan që ishte bazuar mbi librin e një autoreje çifute. I rigjetur në vitet 1960, filmi u redaktua në një version të ri me nëntituj në anglisht. Ky version u miratua nga Rand-i dhe u shfaq në 1986-n me titullin “Ne të gjallët”.
Ne të gjallët
1,200 L
Dashuria e pasionuar e një gruaje të re ngrihet si fortesë kundër së keqes korruptuese të një shteti totalitar.
Komente
Nuk ka ende komente