Ne mbreterinë e fantazisë 2

1,000 L

Të dashur miq, Ejani e më bëni shoqëri në këtë udhëtim aventuror në Mbretërinë e Fantazisë! Edhe këtë herë, do të takoj Floridianën, Mbretëreshën e Zanave. Do të nisemi mbi flatrat e praruara të Dragoit të Ylberit, do të kaptojmë vendin me erë të rëndë të katallanëve, vendin oreksndjellës të Ëmbëlsirave, vendin zbavitës të Lodrave dhe vendin rrëzëllues të Arit. Vetëm se kësaj here detyra ime do të jetë edhe më e vështirë: duhet të zbuloj Sekretin misterioz të Lumturisë. Ejani pas meje… Do ta zbuloni edhe ju!

SKU: 9789928175304 Kategoria

Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin “Thesari misterioz i zhdukur”. Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit “Andersen” (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën! Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!

Komente

Nuk ka ende komente