Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha. Fillimisht, Martha është e joshur nga madhështia dhe dëfrimet si dhe nga zyrtarët e rinj simpatikë të Rajhut të Tretë, me entuziazmin e tyre infektues për ta rikthyer Gjermaninë në superfuqi botërore. E dashuruar pas “Gjermanisë së re,” ajo kalon nga një lidhje dashurore në tjetrën, duke përfshirë këtu edhe atë me shefin e parë të Gestapos, të nderuarin Rudolf Diels. Por ndërsa provat e persekutimit të çifutëve shtoheshin dhe konfirmoheshin nga dëshmitë e drejtpërdrejta, babai i saj telegrafon shqetësimin e tij në atdhe, tek një Departament Shteti gjerësisht indiferent. Dodd vështron i alarmuar ndërsa çifutët sulmohen, shtypi censurohet dhe drafte ligjesh të reja frikësuese fillojnë të qarkullojnë.
Ndërsa ai vit i parë kalon dhe hijet thellohen, familja Dodd përjeton ditë plot emocion, intrigë, romancë–dhe përfundimisht horror, kur një hov kulmor dhune dhe vrasjesh demaskon karakterin dhe ambicien e pamëshirshme të Hitlerit.
Në kopshtin e egërsirave
1,200 L
Një histori që të lë pa frymë. Ndërthurja e erosit me pushtetin, fakte historike dhe përjetime personale pasqyrojnë tablonë e krijimit të një ” Gjermania të re”. Por si do të rrjedhin ngjarjet?
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Ombra GVG |
---|---|
Numri i faqeve | 526 |
Autori | Erik Larson |
Komente
Nuk ka ende komente