Romani “Ne jemi pafundësi” i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe përballimin e fazës së vështirë të adoleshencës, periudhës kur njeriu ndeshet me vështirësitë e para të jetës, kur fillon të formojë karakterin, mënyrat e përballjes me të tjerët dhe veten, shqetësimet e ndryshme të personalitetit që mund të shpien në degradimin shpirtëror dhe moral të të rinjve. “Ne jemi pafundësi” është historia e Çarlit, një djaloshi 14-15 vjeçar në vitet ’90-të, i ndrojtur, introvers, shumë më i zgjuar për moshën që ka, e megjithatë ai mbetet në hije e mënjanohet nga shoqëria. Subjekti dhe historia zhvillohen në formë epistolare, Çarli i shkruan letra një të panjohuri, letra në të cilat i rrëfen për jetën e vet, të familjes dhe shokëve që e rrethojnë. Në përballjet e tij me drogën, me dhunën, me emargjinalizimin, bashkëudhëtare do t’i jenë muzika, librat, kinemaja. Kritikët e kanë cilësuar si një libër realist për adoleshentët, dhe një libër nostalgjik për të rriturit. Një nga vlerat e këtij librit qëndron në faktin se shërben thuajse si një udhëzues, si një referencë për shumë titujt të tjerë librash, të këshillueshëm për moshat rinore, titujt këngësh e grupe të ndryshme muzikore, filma me një ndikim të madh në fushën e kinematografisë. Disa vite më vonë, më 2012, vetë autori do të bëhet dhe regjisori i filmit me një të njëjtin titull “Ne jemi pafundësi” (The perks of being a wallflower) me aktorët e rinj Logan Lerman, Ezra Miller dhe Emma Watson.
Ne jemi pafundësi
800 L
Romani “Ne jemi pafundësi” i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe përballimin e fazës së …
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Pegi |
---|---|
Numri i faqeve | 244 |
Autori | Stephen Chbosky |
Komente
Nuk ka ende komente