Në kohë të mira, është e lehtë të kesh besim. Por, ndonjëherë, vështirësitë e jetës duken si pengesa të pakalueshme, duke e bërë lumturinë të duket e pakapshme. Në kohë të tilla, mënyra e vetme për t’u ndier paksa më i gëzuar është të presësh dhe të shpresosh për më mirë. E drejtë, apo jo? Jo, e gabuar.
Në librin “Ndërto jetën që do”, autorët Arthur C. Brooks dhe Oprah Winfrey ju ftojnë të nisni udhëtimin drejt një lumturie më të madhe, pavarësisht sa sfiduese mund të jenë rrethanat. Duke shfrytëzuar dhjetëvjeçarët e përvojës në studimin e lumturisë nga çdo këndvështrim, na tregojnë si ta përmirësojmë menjëherë jetën, në vend që të presim sa të ndryshojë bota e jashtme. Nuk bëhet fjalë për një libër më tepër me premtime joreale për lumturinë e përsosur. Por për një plan pune mbështetur në studime, që ju përshtatet kudo që të jeni dhe ju tregon si të zgjidhni lumturinë dhe ta arrini atë.
Në këtë libër do të mësoni:
Si të menaxhoni emocionet që ato të mos ju kontrollojnë më pikë- pamjet dhe sjelljen.
Si t’i shndërroni vështirësitë e pashmangshme të jetës në mundësi për rritje.
Si të forconi lidhjet familjare duke menaxhuar pritshmëritë dhe ndërtuar besimin.
Si të krijoni dhe ruani miqësi të thella dhe jetëgjata në çdo moshë. Si të zhvilloni një qasje ndaj punës që t’i përshtatet jetës dhe t’ju sjellë kënaqësi.
Si të gjeni paqen e brendshme me praktika shpirtërore.
Nd?rto jet?n q? do
1,200 L
Mund të bëhesh më i lumtur. Dhe, udhëtimi për atje, do të jetë aventura më e bukur e jetës.
5 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare |
---|---|
Numri i faqeve | 251 |
Autori | Oprah Winfrey, Arthur C. Brooks |
Komente
Nuk ka ende komente