t. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve.
Ndjenja e kohës
800 L
Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart
Komente
Nuk ka ende komente