Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin.
Teksa mundohet të vendosë, jetët e dy grave të tjera – aktivistja për të drejtat e grave, Meri Daçit, dhe nëna e Katerinës, Margaret, të cilat po mundohen të përpilojnë një biografi të babait të saj – përzihen me të sajën, duke pasur kështu pasoja intriguese.
Romani i dytë i Virginia Woolf – it është jo vetëm një histori delikate dashurie, një komedi shoqërore, por edhe një risi mbi traditën e kohës, pasi ngre pyetjet mbi rolin e gruas dhe kërkimin e lirisë personale.
“Natë e ditë” flet për dallimet midis burrave dhe grave, por flet edhe për dallimet midis shpirtit dhe shoqërisë dhe se si ne shpesh jemi të detyruar të sillemi në një mënyrë krejt të kundërt me atë çfarë dëshirojmë vërtet, vetëm për të kënaqur të tjerët dhe për t’u konformuar me pritshmërinë e të ngjashmëve tanë.
Ekziston një errësirë, një thellësi e paimagjinueshme brenda secilit prej nesh, të cilën nuk na lejohet kurrë ta nxjerrim në dritën e diellit; e si presim të gjejmë lumturinë kur kaq shumë prej vetes sonë të vërtetë është e detyruar të rrijë e fshehur?
Komente mbi librin
“Ky është një roman esencialisht analitik. Të gjitha personazhet janë vizatuar me shumë art; mendimet dhe veprimet e tyre vëzhgohen dhe shqyrtohen me imtësi. Përsa i përket stilit letrar, ky libër është i veçantë.”
New York Times (1920)
“Vetëm ajo mund të përshkruajë atmosferën e mrekullueshme të shëtitjeve muzgore në Londër, vetëm ajo mund të përshkruajë me kaq pasion dhe vetëdije rëdësinë e punës për një grua, vetëm ajo mund të sjellë në jetë veçantitë e një familjeje që shenjtëron të kaluarën, dhe vetëm ajo mund të krijojë prozë me copëza të një bukurie kaq të plotë, sa lexuesi mundet veç të ndalojë e t’i rilexojë ato sërish e sërish, duke i pirë fjalët me një etje që nuk mund të shuhet.”
Booksnob.com
Komente
Nuk ka ende komente