Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu, mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe në paqe me veten. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim. Në odisenë e tij, Julian Mantëlli zbulon mësime të fuqishme, të mençura dhe praktike, që i ndryshojnë jetën një herë e përgjithmonë. Disa prej këtyre mësimeve janë: ▪ të zhvillojmë mendime të gëzueshme, ▪ të ndjekim misionin dhe thirrjen tonë të jetës, ▪ të kultivojmë vetëdisiplinën dhe të veprojmë me guxim, ▪ të njohim vlerën e kohës si gjëja jonë më e rëndësishme, ▪ “të ushqejmë” marrëdhëniet tona, ▪ të jetojmë plotësisht çdo ditë dhe në çdo kohë.
Murgu që shiti ferrarin
900 L
MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm.
Komente
Nuk ka ende komente