Miliarderët e Drimlendit” – fenomeni i TikTok-ut
Lauren Asher është autorja më e shitur e romancave bashkëkohore në New York Times, USA Today, Sunday Times, Globe and Mail dhe Publishers Weekly.
Koli
Unë jam një nga vëllezërit Kejn, për të cilin të gjithë flasin pas dyerve të mbyllura. Fëmija i pasjellshëm. Atleti i dështuar. I alkoolizuari. Askush nuk më njeh mirë, përveç saj. Lana Kastiljo shoqja më e mirë e fëmijërisë dhe e vetmja grua që kam dashur ndonjëherë. Kur ia theva zemrën gjashtë vjet më parë, premtova ntova të mos kthehesha kurrë më në liqenin Uisteria. E mbajta fjalën derisa testamenti i gjyshit tim ndryshoi gjithçka. Për të marrë trashëgiminë, më ngarkuan të kaloja një verë në shtëpinë e familjes buzë liqenit përpara se ta shisja atë. Kërkesa ishte e thjeshtë në teori, derisa i gjithë plani im dështoi që ditën e parë. Doli që Lana jo vetëm jeton në atë shtëpi, por mëton edhe ta zotërojë atë.
Alana
Dashuria me Koli Kejnin ishte një gabim. Ai ma tha këtë më parë, duke shkatërruar zemrën time dhe miqësinë tonë gjashtë vera më parë. Kur premtoi të mos kthehej kurrë, unë i besova si një budallaqe. Por pastaj Koli u shfaq përsëri, duke synuar të shiste shtëpinë e gjyshit të tij buzë liqenit. Po çfarë nuk shkonte në planin e tij? Emri im gjendet në aktin e pronësisë.
Komente
Nuk ka ende komente