Mrekullia

1,000 L

Agustin Pullman, lindur me disa deformime të rënda në fytyrë, ëndërron të jetë një fëmijë si gjithë të tjerët. Në vetvete ai e di se është një fëmijë i zakonshëm, por, edhe pas 27 …

SKU: 9789928200242 Kategoria

Agustin Pullmani ka lindur me disa deformime të rënda në fytyrë dhe kur të tjerët e shohin për herë të parë, detyrohen të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton.

“Sado të mundoheni të më përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq”, shprehet ai që në faqet e para të librit. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk ka mundur të shkojë në një shkollë të zakonshme derisa bëhet 11 vjeç.

Tani, ai përgatitet të hyjë në klasën e pestë. Ky ndryshim, i vështirë për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që, përtej pamjes së jashtme, ai është njësoj si ata?

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

376

Autori

R. J. Palacio

Komente

Nuk ka ende komente