Mbi bazën e dokumenteve, shënimeve, artikujve të gazetave të epokës dhe të një hetimi të kujdesshëm të letërkëmbimit moxartian, Paumgartneri rindërton personalitetin e muzikantit, duke e vendosur në kontekstin e tij familjar dhe në klimën kulturore të kohës.
Fëmija gjenial dhe babai Leopold, nëna dhe motra-mike Nanerl, bashkëshortja Konstanca, udhëtimet, marrëdhëniet e muzikantit me oborret dhe kompozitorët bashkëkohës, kapen në një ndërthurje konstante mes të dhënës biografike dhe analizës estetiko-muzikore të veprave kryesore, nga kuartetet e harqeve deri te Meshët, nga simfonitë deri te koncertet për piano, nga operat – Dasma e Figaros, Don Zhuani, Flauti magjik – te Requiem-i, nga muzika instrumentale dhe e dhomës deri tek ajo lieder-istike.
Komente
Nuk ka ende komente