Alli D’Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. Teksa kthehet në shtëpinë e fëmijërisë për të takuar pesë motrat e tjera, ajo zbulon se i ati – një miliarder i pashoq misterioz, të cilin bijat e thërrisnin me dashuri Pa Salt – i ka lënë si trashëgim secilës prej tyre të dhëna tunduese, që do t’i ndihmojnë të zbulojnë origjinën e vërtetë.
Së fundi, Alli ka nisur të përjetojë një marrëdhënie të thellë e pasionante dashurie, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e saj. Por tashmë jeta i merr një kthesë të papritur dhe Alli vendos të heqë dorë nga deti e lundrimi dhe të ndjekë gjurmët që babai i ka lënë, gjurmë të cilat do ta çojnë në Norvegjinë e bukur e të akullt…
Atje, Alli fillon të zbulojë rrënjët – sesi historia e saj lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë të një këngëtareje të re, krejt të panjohur për të, Ana Landvikun, e cila gati 100 vjet më parë këndoi në premierën e Per Gyntit, dramën e Ibsenit, orkestruar nga Edvard Griegu, ikonë e muzikës. E ndërsa mëson më shumë për Anën, Alli fillon të pyesë veten kush ishte në të vërtetë Pa Salti, babai i saj. Dhe pse motra e shtatë nuk u birësua kurrë…
Komente
Nuk ka ende komente