Mos më lër të shkoj

1,000 L

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Një roman i ri tronditës nga autori i vlerësuar shumë për librin “Mbetjet e Ditës” dhe “Kur ishim jetimë”, që rikrijon me ndjeshmëri të jashtëzakonshme botën dhe kohën tonë përmes një historie miqësish e dashurish që s’të ndahen dot nga mendja.

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Keti prej shumë kohësh e kishte hedhur pas të shkuarën e saj, deri kur dy nga miqtë e vet të Heilshamit kthehen sërish në jetën e saj dhe ajo nuk arrin t’i bëjë më ballë rikthimit të kujtesës. E kështu, ndërsa miqësia e saj me Ruthin rindizet, ndjenjat që shumë kohë më parë ushqenin pikën e dobët të zemrës së saj adoleshente, Tomin, nisin të thellohen më tej në dashuri.

Keti rikujton vitet e Heilshamit. Ajo përshkruan skena të lumtura të djemve dhe vajzave që rriten bashkë, të patrazuar, gati edhe të kënaqura, nga izolimi në të cilin ndodheshin, por ajo përshkruan mjaft mirë edhe disa skena të tjera: të hutimit dhe keqkuptimeve që fshihnin një sekret të errët pas dukjes mëkuese të Heilshamit.

Me zbardhjen e faqes së errët, miqve u duhet të përballen me të vërtetën mbi fëmijërinë dhe jetën e tyre. Rrëfenjë e një mashtrimi të thjeshtë, “Mos më lër të shkoj”, shpalos një thellësi të jashtëzakonshme të emocioneve dhe rezonancës mes tyre dhe zë vend mes veprave më të mira të Kazuo Ishiguros.

Komente

Nuk ka ende komente