Një trinom me kontraste ky, që rreket të hedhë dritë mbi realitetin e përditshëm të një neurokirurgu; atë realitet që për doktor Petrelën nuk mund të shikohet i shkëputur nga narcizizmi, hipokrizia që na rrethon, ambicia, sfidat, indiferenca, harresa dhe pakti i heshtur me vdekjen. Me një gjuhë të thjeshtë, autori u jep mundësinë lexuesve të depërtojnë në sallën e vogël të kirurgjisë, aty ku pragun ndërmjet jetës dhe vdekjes e ndan vetëm një fije e hollë. “Njerëzit mendojnë se kirurgjia e trurit është një aftësi që varet nga duart e kirurgut, por në fakt kirurgjia e trurit teknikisht nuk është më e vështirë sesa degët e tjera të mjekësisë. Por, ajo që është e veçantë, apo speciale në kirurgjinë e trurit, është se ajo është tepër e rrezikshme”, – shprehet Henry Marsh. Tregimet e tij nuk janë trillime, sajesa apo fryt i fantazisë, por janë përjetime reale të sjella me mjaft mjeshtëri. Ndoshta, kjo është e vetmja pikë që ndan Henry Marsh mjek nga shkrimtari. “Ai është modeli frymëzues me narracionin e jetës së tij”, – vë në dukje doktor Petrela. Marsh nuk i druhet aspak të vërtetës, duke guxuar të rrëfejë mbi gabimet e tij.
Mos bëj dëm
1,500 L
“Mos bëj dëm” është bestselleri i neurokirurgut britanik Henry Marsh, i sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Florian Dashi. Libri është një përmbledhje tregimesh mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit. Ky libër iu vjen në ndihmë pacientëve, por sidomos mjekëve, pasi shërben si një guidë e shkëlqyer në punën e tyre të përditshme
Komente
Nuk ka ende komente