Mjeku i oborrit

1,250 L

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

SKU: 9789928366399 Kategoria Tag:

Një roman historik, që ka në qendër Johann Friedrich Struenseen, mjekun personal të mbretit danez Kristiani VII që mbretëroi në vitet 1766-1784. Jo fort mirë nga mendja dhe aspak në gjendje për të qeverisur vendin, Kristiani përshkruhet si një djalosh delikat edhe fizikisht, apatik, plot tike nervore, me shpërthime zemërimi të pakontrolluar. Mbreti Kristian martohet me princeshën shumë të re angleze, Caroline Mathilde, motra e mbretit Xhorxhi III, që nuk është aspak naive dhe e nënshtruar, përkundrazi, shfaqet si një vajzë inteligjente e me vullnet të fortë. Kur doktor Struensee, iluminist austriak, shumë i njohur e i vlerësuar në vendin e vet, bëhet mjeku personal i Madhërisë së Tij, lind edhe dashuria me mbretëreshën, që kulmon me lindjen e një vajzë. Të gjithë e dinë… derisa kjo marrëdhënie përdoret si një mjet për të ndalur Struenseen, që është bërë dora e djathtë e mbretit dhe përfiton nga roli i tij për të zbatuar një numër të madh reformash me baza iluministe. I pamësuar me intrigat e politikës, Struensee bie viktimë e atyre që shfrytëzojnë dashurinë e tij me mbretëreshën dhe gjykata daneze e dënon me vdekje!

Komente

Nuk ka ende komente