Mjegull

1,000 L

Në krijimtarinë e Teodor Laços, kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe trishtimi i mjegullës.

SKU: 9789995677114 Kategoria

Pas dy librave të botuar në fund të janarit të këtij viti, “Një dritare në Kremlin” dhe “Vrasja e buzëqeshjes”, shkrimtari, dramaturgu dhe publicisti i njohur, Teodor Laço, propozon sërish një titull të ri në vitrinën e librit shqiptar. Befasia nis që nga linja subjektore e veprës, e cila i qëndron korrekte situatës së një lufte disa vjeçare, në rastin konkret lufta italo-greke. Një luftë krejt absurde, ku lexuesi përballet me një realitet që vjen nëpërmjet një rrëfimi të zhdërvjelltë e të gërshetuar të natyrës klasike, me atë moderne. Vlerë më vete, padyshim që përbën edhe gjuha e autorit; e sigurtë, në mënyrën se si i prezanton ngjarjet, se si vizaton personazhet, se si zbulon perden prapa mjegullës së luftës italo-greke, si dhe leksiku herë italisht e herë greqisht, që krijon sfondin historik e linguistik të vetë kohës. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të mbetur enigmë, e sidomos për vlerat letrare, kemi të bëjmë me një libër që shënon një kontribut cilësor në shkrimin e romanit, jo vetëm të Laços, por dhe të letrave shqipe në periudhën e pas viteve ’90. Siç tashmë lamë të kuptohet, në qendër të romanit “Mjegull” të Teodor Laços, vendoset momenti historik i luftës italo-greke, por ajo që e bën dhe më interesant e të lexueshëm me kërshëri këtë roman është fakti se për herë të parë në letrat shqipe, një shkrimtar prek këtë moment të mbetur të paqartë deri dhe për historiografinë tonë.

Komente

Nuk ka ende komente