Mjaltë i hidhur

1,200 L

Mjalti i hidhur është një roman që bashkon tri gra që nuk e kanë njohur kurrë karakterin e njëra tjetrës dhe shumë të ndryshme në sjelljet e tyre, në një Eden të thyer. Ky roman analizon mënyrën se si secila prej tyre përpiqet ta rindërtojë jetën sipas kushteve, lidhjeve dhe zgjedhjeve personale.

SKU: 9789928065179 Kategoria

“Një farë në bërthamën e një molle është një kopsht frutor i padukshëm”… kështu thotë një proverb i vjetër uellsian.

Hana ka jetuar gjithë jetën në Berlan Deg. Bashkëshorti i saj erdhi të jetonte në pemëtore mbasi u martuan së bashku. Ndërsa ai prehet i shtrirë në mes të dhomës, sepse është nata e funeralit, mbas pesëdhjetë viteve martesë, një jetë e tërë kujtimesh, treten përballë pamundësisë për të pranuar qetësinë e tij të përjetshme.

Ai ishte shkrimtar dhe bletërritës njëkohësisht. Ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kishte arritur ta kuptonte botën rretheqark, përmes gjuhës së bletëve. Para se të vdiste, ai i ka lënë Hanës njëmbëdhjetë letra, po aq sa është numri i kornizave të hojeve brenda në një koshere bletësh.

Secila prej letrave, është një analizë e ngjarjeve dhe situatave të ndryshme të martesës së tyre.

Në mëngjesin e funeralit, Sejdi, motra më e vogël e Hanës, me të cilën prej kohësh nuk kishte marrëdhënie, kthehet në shtëpi për ceremoninë mortore.

Ndërsa Hana i hap dhe fillon të lexojë letrat njëra pas tjetrës, zbulon një sekret tronditës që do ta detyrojë Hanën të rishqyrtojë të gjithë bashkëjetesën e saj.

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

244

Autori

Caryl Lewis

Komente

Nuk ka ende komente