Mikesha

Çmimi origjinal qe: 1,000 L.Çmimi i tanishëm është: 700 L. Save 300 L (30% Off)

I vendosur në Parisin e paraluftës dhe i mbushur me dashuri, egërsi dhe hakmarrje, “Mikesha” eksploron ndryshimet që lindin në shpirtin e një gruaje dhe të një qyteti që do të kapitullojë së shpejti.

SKU: 9789928175335 Kategoria Tags: ,

“Mikesha” është romani i parë i Simone De Beauvoir, i botuar më 1943 – shin. Historia frymëzohet nga trekëndëshi dashuror i përbërë nga autorja, Jean – Paul Sartre dhe Olga Kosakiewicz. Ky është një nga ata librat e suksesshëm ku miti ka mbërritur më larg sesa rrëfimi në vetvete.

I prezantuar shpesh si roman i shkruar për t’u hakmarrë ndaj gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të De Beauvoir – it me Sartre – in, hamendësohet se ai përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç’vend zë në këtë botë.

De Beauvoir – i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore, duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t’i varrosim thellë brenda vetes.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

444

Autori

Simone De Beauvoir

Komente

Nuk ka ende komente