Migjeni- Vargjet e lira

600 L

Në ketë vëllim të përgatitur për nxënësit dhe studentët janë përmbledhur pjesë nga krijimtaria poetike e vëllimit “Vargjet e lira” dhe proza e shkurtër e Migjenit, “Novelat e qytetit të veriut”. Botimi ka një parathënie të përgatitur nga Skënder Luarasi dhe shënime nga bashkëkohësit e poetit të madh.

SKU: 9789995671846 Kategoria

Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet ’30 me protestat, dhimbjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Vëllimin e tij “Vargjet e lira”, Migjeni e hapte me vjershën “Parathënia e parathënieve”, ku shpërthen gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Pas kësaj, vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangët më vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit”. Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra është gëzimi për lindjen e “njeriut të ri”.

Komente

Nuk ka ende komente