Një mëngjes, duke u zgjuar nga një makth, Sasha zbuloi se ishte transformuar në burrë. Kështu fillon aventura e çmendur, një studen-teje që është ushqyer me idealet femërore të vetësakrificës dhe bindjes. Si do t’i paraqitet ajo miqve, prindërve, profesorit të saj të tmerr-shëm me këtë identitet të ri? A do ta rigjejë ve-ten përsëri në këtë trup të ri e të panjohur…?
A mund të ketë dashuri, shpresë dhe progres pas rënies së roleve strikte të vendosura nga shoqëria? Amanda Michalopoulou ka shkruar një roman për fundin e gjinive, hermafrodizmin e njeriut dhe në të njëjtën kohë për një historinë Post-Eden. Ky është një roman që lufton ste-reotipet gjinore, edukimit seksual, autoritetin e familjes. Nëse lexuesi e ndjek me kujdes “Metamorfozën…”, do të konstatojë se pothu-ajse të gjithë personazhet transformohen në një mënyrë gati Ovidiane, por, ndryshimi më thelbësor ndodh te Sasha, ku edhe emri i saj, tingëllon seemri i një gruaje apo një buri njëkohësisht.
Komente
Nuk ka ende komente