Meshkujt Vijne Nga Marsi, Femrat Nga Aferdita

1,100 L

“Shumë kohë më parë, marsianët dhe venusianet u takuan, u dashuruan dhe jetuan të lumtur së bashku, sepse respektonin njëri-tjetrin dhe pranonin dallimet midis tyre. Pastaj arritën në Tokë dhe i zuri anestezia: harruan që vinin nga planete të ndryshme”.
NJË KLASIK MODERN I LITERATURËS KËSHILLUESE QË DO T’JU NDIHMOJË NË LIDHJEN TUAJ

Ky libër brilant ka qenë për shumë vjet në qendër të një suksesi të jashtëzakonshëm mbarëbotëror. Ky libër, bestseller numër një në Amerikë, me 4 milionë kopje të shitura, është botuar në 34 vende të botës dhe është bërë bestseller kudo ku është lexuar.
Autori, Xhon Grej, është tashmë i njohur si “Guru i çifteve”. Fjala “Guru” nuk është e rastësishme: Grej, në fakt, pasi ka qenë për shumë vjet konsulent martesash, ka thelluar njohjen e dinamikave të marrëdhënieve midis partnerëve, duke studiuar pranë yogi Maharishi Maharesh. Në seminaret e tij, që janë me të vërtetë “shpëtues-lidhjesh” dhe që ndihmojnë për mirëkuptimin midis meshkujve e femrave, marrin pjesë shumë njerëz.
Por çfarë e bën librin “Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita” kaq të veçantë?
Sekreti i suksesit të jashtëzakonshëm të tij qëndron pikërisht në konceptin e shprehur nga titulli, që autori e bën të qartë nëpërmjet kësaj parabole: “Shumë kohë më parë, marsianët dhe venusianet u takuan, u dashuruan dhe jetuan të lumtur së bashku, sepse respektonin njëri-tjetrin dhe pranonin dallimet midis tyre. Pastaj arritën në Tokë dhe i zuri anestezia: harruan që vinin nga planete të ndryshme”.
NJË KLASIK MODERN I LITERATURËS KËSHILLUESE QË DO T’JU NDIHMOJË NË LIDHJEN TUAJ

Reviews

There are no reviews yet.