Menopauza është një cikël i jetës që e kalon çdo grua e megjithatë shumë e kalojnë me turp, frikë, informacione të gabuara ose heshtje. Pse nuk flet askush hapur për të?
Kush i ka informacionet e sakta dhe si mund t’i përfitojmë ato?
Pikërisht nga këto pyetje lindi ideja për këtë libër.
Ne themi të vërtetën, e cila do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura për jetën tuaj dhe për trupin tuaj. Për shumë kohë, gratë kanë heshtur për menopauzën; për fillimet e saj, për simptomat, për trajtimin dhe për ndryshimet që ajo sjell në jetën tonë.
Ky libër synon të krijojë një komunitet të fuqishëm dhe mbështetës, të aftë për të thyer njëherë e mirë heshtjen shekullore. Duke eksploruar dhe duke shpjeguar shkencën, duke zhbërë mitet keqinformuese dhe duke thyer tabutë e paramenopauzës dhe menopauzës.
Komente
Nuk ka ende komente