Mendohu përsëri

1,400 L

Dëshmitë e reja na tregojnë se rimendimi mund të mësohet dhe Grant shpjegon se si të zhvillohen cilësitë e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë.

“Mendohu përsëri” është një libër për përfitimin e dyshimit dhe se si mund të bëhemi më të mirë në përqafimin e të panjohurës dhe përvojës së të qenit gabim. Provat kanë treguar se gjenitë krijuese nuk janë të lidhur me një identitet, por janë vazhdimisht të gatshëm të rimendojnë qëndrimet e tyre dhe se liderët që pranojnë se nuk dinë diçka dhe kërkojnë reagime kritike drejtojnë ekipe më produktive dhe novatore.

Dëshmitë e reja na tregojnë se rimendimi mund të mësohet dhe Grant shpjegon se si të zhvillohen cilësitë e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. Pjesa e parë eksploron pse ne luftojmë të mendojmë përsëri dhe se si mund të mësojmë ta bëjmë atë si individë, duke argumentuar se vetëm ‘grilli’ mund të jetë në të vërtetë kundërprodukti

Komente


Adam Grant beson që të kesh një mendje të hapur është aftësi që mund të mësohet. Askush nuk mund ta mësonte më mirë këtë aftësi tepër të vlefshme sesa ai në këtë lexim të mrekullueshëm. Depërtimet goditëse të këtij libri të shkëlqyer garantojnë që t’ju bëjnë të rimendoni opinionet dhe vendimet tuaja më të rëndësishme.

Danien Kahneman, fitues i çmimit Nobel në Ekonomi dhe autor i librit “Të menduarit shpejt dhe ngadalë”

Ky është libri i duhur në këtë moment. Po, mësimi kërkon fokus. Por, çmësimi dhe rimësimi kërkojnë shumë më tepër, – ato këkrojnë që të zgedhjës kurajon dhe rehatinë. Në librin “Mendohu përsëri” Adam Grant gërsheton kërkimin shkencor dhe rrëfimin për të na ndihmuar të forcojmë muskujt intelektualë dhe emocionale që na nevojiten për të qendruar aq kurozë për botën, saqë në fakt ta ndryshojmë atë. Nuk jam ndjerë kurrë me kaq shpresë për atë që nuk e di”.

Dr. Brene Brown, autorja e librit “Guxo të jesh”

Libri “Mendohu përsëri” duhet lexuar nga cilido që dëshiron të krijojë një kulturë të nxëni dhe eksplorimi, qoftë në shtëpi, në punë apo në shkollë. Me ngrohtësi dhe humor, Adam grant distilon kërkime komplekse në një argument bindës se përse secili prej nesh duhet që vazhdimisht të vërë në dyshim supozimet e vjetra dhe të përqafojë idetë dhe perspektivat e reja. Në një botë gjithnjë e më të përçarë, mësimet në këtë libër janë më të rëndësishme se kurrë.

Bill dhe Melinda Gates, bashkëdrejtues të Fondacionit Gates

Komente

Nuk ka ende komente