Dr. Gabor Maté është një mjek i nderuar dhe autor librash me tirazh të madh shitjeje, i cili vetë ëhstë diagnostikuar me çrregullim të mungesës së vëmendjes (çMV). Në librin Mendje të thyera, ai eksploron mitin e çMV-së si një sëmundje e trashëguar gjenetikisht – si dhe ofron shpresë dhe këshillim praktik për fëmijë dhe të rritur të cilët jetojnë me këtë konditë.
Duke shtjelluar që çMV-ja nuk është një sëmundje e trashëgueshme, por një dëmtim i riparueshëm dhe vonesë zhvillimore, Mendje të thyera i aftëson prindërit të kuptojnë se çfarë i motivon fëmijët e tyre me çMV, po ashtu edhe të rriturit me çMV, për të kuptuar më shumë ndjenjat dhe sjelljet e tyre.
Si reflektim i urtësisë së përfituar gjatë viteve të ushtrimit të profesionit të mjekut dhe të kërkimit shkencor, Mendje të thyera është një libër i domosdoshëm për prindërit – si edhe për këdo tjetër të interesuar mbi se si përvojat e fëmijërisë modelojnë aspektin biologjik dhe psikologjik të trurit njerëzor.
Komente
Nuk ka ende komente