Me thuaj kush jam

1,800 L

Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore, spiune dhe vrasëse, protagonistja së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë.

4 stok

SKU: 9789928103901 Kategoria , Tag:

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë. Për t’i shpëtuar harresës, duhet ndërtuar historia e saj nga fillimi, duhen vendosur një nga një të gjitha pjesët e puzzle-it të një jete të gjallë e të jashtëzakonshme. E shënjuar nga katër burra – biznesmeni Santiago Karranza, revolucionari francez Pier Komteja, gazetari amerikan Xhejms Alberti dhe mjeku ushtarak i lidhur me nazizmin Maks von Shuman – historia e Amelias është ajo e një antiheroine, pre e kontradiktave që kthehen në gabime për të cilat nuk do të reshtë kurrë së paguari, qoftë nga dora e pamëshirshme e nazizmit, qoftë nga diktatura sovjetike. Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.

Komente

Nuk ka ende komente