Më josh befasia. Në jetë e në art. Përmbysjet e thella dhe kthesat e befta janë duhia që spastron shtegun e kthjellon horizontin.
Fjala “befas” më këndell. I jep rrëfimit letrar një zhvillim të paparashikuar. Madje, ndonjëherë, shënon pikën e moskthimit. Ç’rridhte qetësisht e ëmbëlsisht, befas zhurmon e përshpejtohet. Dashuria sublime venitet, pushteti absolut shkërmoqet, bindjet lëkunden, boshti i Tokës zhvendoset…
Befasi e bekuar!
Gjithkujt, që ka ruajtur të pacenuar dhuntinë e lakmueshme për t’u befasuar, mirë u (ri)gjetshim rreshtave të librit!
Komente
Nuk ka ende komente