Tre shpirtra të mallkuar, Garcin, Inès, and Estelle, janë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz. Ata të gjithë prisnin tortura të tmerrshme për t’u ndëshkuar në përjetësi, por ndërkohë gjejnë një dhomë të modeluar në stilin e perandorisë franceze. Garcin nuk pranon të jetë fajtor, ai thotë se u ekzekutua sepse ishte pacifist, ndërsa Estelle këmbëngul se është bërë një gabim në dënimin e saj me vdekje. Vetëm Ines u kërkon të mos gënjejnë veten dhe të pranojnë krimet e kryera. Ajo refuzon të besojë se ata kanë përfunduar në atë dhomë rastësisht dhe shumë shpejt kupton se ata i kanë vënë në atë dhomë pikërisht për ta bërë njëri-tjetrin të mjerë. Pasi debatojnë për një kohë të gjatë, ata vendosin të tregojnë krimet që kanë kryer. Garcia tradhtonte dhe keqtrajtonte të shoqen. Ines joshi gruan e kushëririt të saj ndërkohë që jetonte me ta ndërsa Estelle kishte një lidhje dhe më pas vrau foshnjës që lindi nga ky bashkim. Të tre krijojnë situata të vështira. Estelle mundohet të vrasë Ines duke e goditur me thikë, por ky sulm është i kotë duke marrë parasysh se ata janë të vdekur. I shokuar nga absurditeti i fatit të tij, Garcin konkludon: Ferri janë të tjerët!
Me dyer të mbyllura -Mizat
800 L
Vepra ku Sartri doli me shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar: ”Ferri janë të tjerët”! Tre shpirtra të mallkuar, Garcin, Inès, dhe Estelle, janë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz. Ata të gjithë prisnin tortura të tmerrshme për t’u ndëshkuar në përjetësi, por ndërkohë gjejnë një dhomë të modeluar në stilin e perandorisë franceze.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Fan Noli |
---|---|
Numri i faqeve | 258 |
Autori | Jean-Paul-Sartre |
Komente
Nuk ka ende komente