Sigurisht Ahmet Zogu ka qenë në qendër të vëmendjes, si arsye e angazhimeve të tij kombëtare si kryeministër, president i republikës dhe mbret i shqiptarëve. Përtej artikujve të shumtë që i janë dedikuar, ai ka dhënë gjithashtu disa intervista brenda dhe jashtë Shqipërisë për gazetarë, romancierë e politikanë të huaj perëndimorë. Por edhe Geraldina, fillimisht si konteshë dhe më pas si mbretëreshë, ka tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj. E bukur, e buzëqeshur dhe e qetë, ajo është shprehur gjithmonë me maturi para gazetarëve, madje dhe në momentet më të vështira të ekzistencës së saj. Motrat e Zogut, gjithashtu, kanë ngjallë kureshtje në mjediset perëndimore, sidomos Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja, të njohura ndryshe si amazonat shqiptare. Udhëtimet e tyre në Amerikë dhe në Francë janë ndjekur hap pas hapi. Pra, kjo është vetëm një rezyme e koncentruar, si një “espresso à l’italienne”, e mbi 100 shkrimeve të përmbledhura në shtypin e shkruar francez të kohës, ku secili mbart faqen, datën, ditën, vitin e botimit dhe emrin e gazetës.
Mbreti Zog
800 L
Ndikimi i Ahmet Zogut, Geraldina Apponyi-t dhe familjes mbretërore shqiptare në shtypin francez të kohës ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga vitet 1920-1950 ose nga viti 1923 deri në 1952 janë botuar me qindra shkrime, shpeshherë në faqet e para të gazetave më të fuqishme, si Le Figaro, Le Temps, Paris-soir, Excelsior, Paris-Midi etj. Shumica prej tyre i përkasin periudhës së shpalljes së mbretërisë (1928), fejesës dhe martesës (1938) dhe largimit të detyruar nga Shqipëria (1939) nëpër shtete si: Greqia, Turqia, Rumania, Polonia, Estonia, Suedia, Norvegjia, Belgjika, Franca, Anglia dhe Egjipti.
Komente
Nuk ka ende komente