“Mbreti Lir” është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 – 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX. Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të pasinqertë për të vërtetuar dashurinë e vet dhe asaj i hiqet trashëgimia. Dy motrat më të mëdha e përqeshin Lirin dhe nuk e mbajnë premtimin e tyre se do ta mbështesin. I dëbuar, mbreti kalon në çmenduri dhe endet lart e poshtë i shoqëruar nga Loloja i tij besnik. Atë e ndihmon konti i Kentit, i cili, edhe pse i dëbuar nga mbretëria për shkak se mbrojti Kordelian, ka qëndruar në Angli tebdil. Kenti e çon Lirin te Kordelia, e cila kujdeset për të dhe e ndihmon t’i kthehet arsyeja. Edhe konti i Glosterit njëlloj e largon birin e ndershëm, Edgarin, dhe i beson djalit bastard komplotues, Edmundit. Ky bëhet aleat me Reganën dhe Gonerilën për të mbrojtur Anglinë kundër ushtrisë franceze, të mobilizuar nga Kordelia. Edmundi ia dorëzon të atin Kornuollit, i cili i nxjerr sytë Glosterit, pastaj burgos Kordelian dhe Lirin, por mundet në betejë nga Edgari. Xheloze për vëmendjen romantike të Edmunditn ndaj Reganës, Gonerila e helmon këtë të fundit dhe pastaj kryen vetvrasje. Kordelen e varin. Liri, i thyer, vdes me trupin e saj në krahë.
Mbreti Lir
600 L
Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të pasinqertë për të vërtetuar dashurinë e vet dhe asaj i hiqet trashëgimia.
Komente
Nuk ka ende komente