Disa muaj pasi djaloshi Aleksandër futet bashkë me gjyshen e tij në zemër të Amazonës në kërkim të një shtaze legjendare, do të përjetojë një aventurë tjetër. Këtë herë, reporterja Kejt Kolldi shoqëron nipin e saj dhe Nadian, shoqen më të mirë të Aleksandrit, bashkë me fotografët e International Geographic-ut, në një udhëtim në një tjetër skaj të largët të botës. Misioni i ekipit është që të futet në një mbretëri të ndaluar, të fshehur në majat e ngrira të Himalajeve dhe të gjejë Dragoin e Artë legjendar, një statujë e shenjtë dhe orakull i paçmueshëm që është në gjendje të parashikojë të ardhmen e mbretërisë. Në rrugën për të mbërritur te statuja, para se të shkatërrohet nga koprracia e një furacaku, Aleksandri dhe Nadia duhet të përdorin fuqinë shpirtërore të kafshëve të tyre totemike: Jaguarit dhe Shqiponjës. Me ndihmën e një murgu të mençur budist, dishepullit të tij të ri, princit trashëgimtar, si dhe një fisi të egër luftëtarësh jeti, Aleksandri dhe Nadia do të luftojnë për të mbrojtur “Mbretërinë e Dragoit të Artë”.
Mbretëria e dragoit të artë
1,000 L
Isabel Allende na vjen me një nga romanet më magjike të saj: Në këtë roman flitet për udhëtime të mistershme në Amazona dhe Himalaja, në kërkim të dragoit të artë legjendar. Këto autorja spikat me mjeshtërinë e saj të jashtëzakonshme të rrëfimit magjik, saqë lexuesi nuk e lëshon këtë libër nga dora deri në përfundim të faqes së fundit.
Komente
Nuk ka ende komente