Mbledhësja e jetimëve

1,500 L

Në vjeshtën e vitit 1918, 13-vjeçarja Pia Lange, ardhur në Amerikë nga Gjermania me familjen, së cilës i shtohen edhe vëllezërit e saj binjakë, dëshiron të qëndrojë sa më larg rrugëve …

SKU: 9789928837172 Kategoria

Në vjeshtën e vitit 1918, 13-vjeçarja Pia Lange, ardhur në Amerikë nga Gjermania me familjen, së cilës i shtohen edhe vëllezërit e saj binjakë, dëshiron të qëndrojë sa më larg rrugëve të tejmbushura të Filadelfias dhe lagjeve cit me banorë e ndërtesa të përbashkëta. Për fatin e keq të vajzës, i ati do të niset në luftë përtej oqeanit, me shpresë se kësisoj do të tregojë besnikërinë ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa në qytet ka mbërritur një armik i ri: gripi spanjoll. Shumë shpejt, kudo do të ketë panik, gjullurdi dhe të vdekur. Pa ushqim në shtëpi, vogëlushja duhet të dalë rrugëve, që të gjejë diçka për të vegjlit.

Që kur biri i saj i vetëm vdiq prej gripit, Bernisë Grovezi është vënë poshtë nga dhimbja dhe hidhërimi. Nëse mjekët nuk do të kishin qenë aq të zënë duke shpëtuar turmat e emigrantëve, djali i saj do të jetonte. Ditën kur sheh vajzën e fqinjëve të dalë nga shtëpia, Bernisa merr një vendim që do t’u ndryshojë jetën të gjithëve. Sipas saj, qëllimi i epërm është t’i kthejë fëmijët e emigrantëve në “amerikanë të vërtetë. Prej këtij vendimi dhe si pasojë e “vdekjes vjollcë” do të vuajnë jo pak njerëz…..

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

449

Autori

Ellen Marie Wiseman

Komente

Nuk ka ende komente