Mbiemri i ri

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 840 L. Save 360 L (30% Off)

“Mbiemri i ri” është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila fillon me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm, “Mikesha gjeniale”. Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në …

SKU: 9789928228949 Kategoria Tags: ,

“Mbiemri i ri” është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm “Mikesha gjeniale”. Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.

Në këtë vëllim të dytë, i cili mund të lexohet më vete edhe pa e njohur të parin, historia e ndërvarur e vajzave ndërlikohet më tej. “Mbiemri i ri” i referohet shndërrimit të Linës në zonjën Karraçi, në bashkëshorten elegante të të zotit të sallamerisë.

E megjithatë, siç ndodh rëndom me Ferranten, titulli i referohet edhe Elenës dhe zgjedhjeve që bën ajo në jetën e saj, tashmë fort e ndryshuar dhe larg qytetit të lindjes.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

490

Autori

Elena Ferrante

Komente

Nuk ka ende komente