Vëzhgimet e mprehta të Hannah Arendt mbi botën moderne, mbështetur mbi njohuri të imtësishme mbi të shkuarën, janë bërë gurë themeli në të kuptuarit e politikës në kohën tonë. Mbi revolucionin është eksplorimi i saj mbi fenomenin më përcaktues të tre shekujve të fundit në të katërta anët e botës. Nga përmbysjet në Amerikë e në Francë në shekullin e tetëmbëdhjetë te katastrofat e shekullit të njëzetë, Arendt gjurmon fytyrën e ndryshueshme të revolucionit dhe marrëdhënien e revolucionit me luftën, ndërsa na paralajmëron për rolin vendimtar që revolucioni do të luajë në të ardhmen.
Ajo thotë se lufta, për shkak të potencialit që ka bomba atomike për asgjësim total të kundërshtarit, me të vërtetë mund që një ditë të kthehet në një fenomen të së shkuarës. Por ndryshe nga lufta, revolucioni do të mbetet përgjithmonë dhe ata që do të fitojnë në lojën globale do të jenë jo ata që dinë mbi luftën, por ata që kuptojnë revolucionin.
Iluminues dhe profetik, ky libër i pakohë do të magjepsë çdokënd që përpiqet të deshifrojë forcat që kanë krijuar epokën tonë të trazuar.
Komente
Nuk ka ende komente