Familja është pjesa e dytë e librit. Problemet edukative, sociale të familjes analizohen gjërësisht. Pjesa e tretë ka të bëjë me analizën e dialektikës së jetës seksuale në jetën e sotme, duke parë ndikimet pozitive të “revolucionit” të vonuar seksual dhe problemet evidente të prishjes së sistemit të jetës seksuale dhe shthurrjeve shqetësuese të seksualitetit martesor apo jashtëmartesor.
Martesa, familja, seksualiteti
1,000 L
Libri është përqëndruar tek problemet aktuale të martesës, të ontologjisë dhe fenomenologjisë së saj në Shqipëri. “Ideologjia e martesës” dhe raporti me terrenin rrëshqitës të modernitetit, dilemet konceptuale e seksuale, dialektika e mishit dhe shpirtit në martesë trajtohen gjërësisht. Po ashtu edhe martesa si institucion i jetës sociale, problemet e kulturës së martesës dhe problematika e ndërlikuar e shkaqeve të zgjerimit të divorcit.
Komente
Nuk ka ende komente