Martesa e përsosur

1,200 L

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshortin e saj, Adamin, karriera e të cilit si shkrimtar nuk mund të konsiderohet edhe aq e suksesshme. Tashmë ka filluar të ndihet i lodhur nga marrëdhënia që ka me Sarën, e cila pjesën më të madhe të kohës ia kushton punës

SKU: 9789928355324 Kategoria

Sara Morgan është një avokate e suksesshme 33-vjeçare dhe një ndër ortaket kryesore të një kompanie ligjore. Një profesioniste e spikatur, tërësisht e përkushtuar në punën e saj, së cilës duket se jeta i shkon pikërisht ashtu siç e ka parashikuar.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshortin e saj, Adamin, karriera e të cilit si shkrimtar nuk mund të konsiderohet edhe aq e suksesshme. Tashmë ka filluar të ndihet i lodhur nga marrëdhënia që ka me Sarën, e cila pjesën më të madhe të kohës ia kushton punës.

Larg qytetit, në shtëpinë e tyre të dytë, të veçuar mes pyllit, Adami përfshihet në një lidhje pasionante me Kelli Samërsin. Kohë më vonë, një mëngjes, gjithçka kthehet përmbys. Adami arrestohet për vrasjen e Kellit, e cila u gjet e goditur për vdekje me thikë në shtëpinë e dytë të Adamit dhe Sarës.

Shumë shpejt Sara e gjen veten në rolin e avokates mbrojtëse të bashkëshortit të saj – i akuzuar për vrasjen e dashnores së tij.

Gjithçka ngre pyetjen: është fajtor apo i pafajshëm Adami?

Shtëpia Botuese

Morava

Numri i faqeve

360

Autori

Jeneva Rose

Komente

Nuk ka ende komente