Ishte dashuri apo u bë e tillë më vonë ajo për kampionin e bejsbollit Joe DiMaggio? Zgjodhi dashurinë atë ditë që Aristotele Onassis i bëri atë propozim të rëndë: për të ngritur imazhin e Principatës së Monakos , donte që të bëhej gruaja e Ranierit. Por jo, ajo zgjodhi të martohej me Arthur Miller. Pati edhe dashuri kalimtare me Yves Montrand, Tony Curtis, Marlon Brando. Dhe miku Frank Sinatra bëri kodoshin me John Kennedy-n duke i hapur dyert e ëndrrës së fundit. Kënga legjendare Happy Bithday Mr. President që xhindosi zonjën Jackie Kennedy, ishte ndoshta kënga e fundit sublime e mjellmës. Më pas mbetën vetëm telefonatat e sikletshme të një Marilyn-i të shkatërruar drejtuar centralit të Shtëpisë së Bardhë dhe dëshira e fundme për të ndalur së vuajturi për dashurinë.
Marilyn
1,200 L
Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh. Dashurinë e mohuar të fëmijërisë, çmendurinë e së ëmës, jetimoren dhe dhunën seksuale.
Komente
Nuk ka ende komente