Manifest: 7 hapat për të jetuar më së miri

1,000 L

…Mediat sociale janë një shesh lojërash krahasimi dhe një tokë pjellore për t’u rritur zilia. Aty na shfaqen imazhe të pafundme të atyre njerëzve si të cilët ne mendojmë se duhet të jemi ose të jetës që duhet të kishim

SKU: 9789928341891 Kategoria

…Mediat sociale janë një shesh lojërash krahasimi dhe një tokë pjellore për t’u rritur zilia. Aty na shfaqen imazhe të pafundme të atyre njerëzve si të cilët ne mendojmë se duhet të jemi ose të jetës që duhet të kishim. Ndoshta mund të jenë ata që prezantohen vazhdimisht me trupin e tyre “perfekt”, shtëpinë e ëndrrave, një biznes të suksesshëm, pushime si në ëndrra apo një familje ideale, një jetë nga “ëndrrat” që na shitet gjithmonë në kurriz të vlerësimit tonë për jetën që kemi.

Ky portretizim i pandalshëm i “jetës së përsosur”, nëse e lejojmë, mund të shkaktojë zili gjatë gjithë ditës. Por gjëja ironike në të gjithë këtë është se ne kemi zili për gjëra të cilat as që janë të vërteta. Në realitet, pjesa më e madhe e përmbajtjes që shohim në internet është e inskenuar, e planifikuar paraprakisht, e edituar, e korrigjuar dhe e rregulluar në detaje me qëllimin e vetëm për ta bërë atë që të duket tërheqëse dhe e lakmueshme.

Cila është këshilla ime?

Monitoroni dhe menaxhoni përdorimin tuaj të rrjeteve sociale.

Shtëpia Botuese

Botart

Numri i faqeve

208

Autori

Roxie Nafousi

Komente

Nuk ka ende komente